Telenews

Kurti në Berlin takoi edhe kryeministrin e Spanjës mosnjohëse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në kongresin e 30-të jubilar të Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë (PES) që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Kurti mbrëmë, përveç takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka shkëmbyer disa fjalë edhe me homologun e tij spanjoll Pedro Sanchez.

Spanja është njëra nga pesë shtetet që akoma nuk e ka njohur Kosovën si shtet.

Teksa siç edhe është raportuar së fundmi, Spanja i është bashkuar Francës sa i përket procesit të liberalizimit për Kosovën, për ndërlidhjen me funksionalizimin e sistemit ETIAS.

Ky propozim është mbështetur edhe nga; Suedia, Belgjika, dhe Holanda.

Të ngajshme

Goditen 3 raste të prostitucionit në Tiranë, në pranga 4 persona

Yllka Gashi

“Ishte tekanjoz, kërkonte…” – Grimieri shqiptar tregon detaje nga bashkëpunimi me George Mazonakis: Ishte besimtar…

Yllka Gashi

Testohet bateria e “Volkswagen”-it ID.3, rezultatet janë të pabesueshme

Yllka Gashi