Telenews

Hakerët rusë bllokojnë faqet e internetit të qeverisë bullgare

hakeret-ruse-bllokojne-faqet-e-internetit-te-qeverise-bullgare

Hakerët rusë paralizuan një sërë faqesh interneti të qeverisë bullgare, në një sulm kibernetik në shkallë të gjerë.

Prokurori bullgar, Ivan Ghev e përshkroi këtë sulm si një problem serioz dhe se është normale që të ketë edhe pasoja.

“Si pjesë e familjes evropiane, Bullgaria mbron vlerat evropiane”, tha ai duke shtuar se ‘është normale që kjo të ketë edhe pasoja’.

Sipas burimeve zyrtare, sulmi nënkuptonte se faqet e internetit të presidentit, qeverisë, ministrive kryesore dhe Gjykatës Kushtetuese në Bullgari u bënë të paarritshme ose ishin në gjendje të funksiononin ngadalë ose të mos funksiononin fare, raporton DPA.

Ndërsa kreu i Agjencisë bullgare të hetimit, Borislav Sarafov, bëri të ditur se sulmi kibernetik kishte ardhur nga territori i Federatës Ruse.

Bëhet e ditur se ky sulm nuk preku asnjë përmbajtje apo të dhënat personale.

Bullgaria po i ofron Ukrainës mbështetje humanitare si dhe po pranon ukrainasit që po ikin nga lufta, ndërsa Rusia vazhdon të bombardojë vendin.

Të ngajshme

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi

Mbrojtja e Kilajt: Provat e ZPS-së nuk janë asgjë më shumë se spekulime

Yllka Gashi

25 vite nga sulmi terrorist që tronditi botën/ A u kthye pësimi në mësim për spiunazhin perëndimor?

Yllka Gashi