Një sulm me dron rus ka ndodhur në Mykolaiv të Ukrainës.
Ukraina dyshon se dronët që po përdoren janë “Shahed-136” të prodhuar nga Irani.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Senkevich, tha se u godit një objekt të infrastrukturës industriale, shkruan Sky News.
“Në Mykolaiv, tre dronë goditën një objekt të infrastrukturës industriale, ku u ndezën tanke me vaj luledielli”, tha ai.




