Telenews

Suedia bëhet me kryeministër të ri

suedia-behet-me-kryeminister-te-ri

Politikani kryesor konservator i Suedisë, Ulf Kristersson, u zgjodh kryeministër i ri i vendit, pasi sot mori mbështetjen e nevojshme, në një votim parlamentar në Stokholm.

Lideri 58-vjeçar i Partisë së Moderuar mori mbështetjen e nevojshme nga Riksdag në Stokholm, edhe falë votave të populistëve të ekstremit të djathtë, ”Demokratët e Suedisë”, me 176 vota pro nga 349 deputetë që votuan për Kristersson dhe 173 kundër tij.

Kristersson do të pasojë kështu socialdemokraten Magdalena Andersson.

Siç pritet, ai do të bëjë një deklaratë qeveritare dhe do të prezantojë kabinetin e tij.

Ndryshimi i qeverisë më pas do të miratohet zyrtarisht nga mbreti, Karl Gustav XVI./Atsh

Të ngajshme

Trump: Nuk jam kundër fabrikave kineze të makinave në SHBA, mjafton të punësojnë amerikanë

Yllka Gashi

25 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me SHBA-në –

KushtrimGuraj

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi