Telenews

Kurti: Epokës së korrupsionit në Kosovë po i vjen fundi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se epokës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Kosovë është duke i ardhur fundi.

Ai në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë foli edhe për punën e qeverisë gjatë 1 vit e gjysmë, duke treguar edhe të arriturat.

“Ligjet duke qenë të aprovuara nga përfaqësuesit e zgjedhur janë përgjigja përfundimtare e vullnetit të zgjedhur, kështu një shtet vërtetë demokratik duhet të sigurojë që ligjet të zbatohet nga të gjithë nga të pasurit, të varfërit…”.

“Me qeverinë tonë Republika e Kosovës ka bërë hapa të mëdhenj drejtë një ideje të tillë”.

Ai ka përmendur se si në vitin e kaluar ka pasur përmirësim për 17 vende në indeksin e “Transparency International” dhe në indeksin e korrupsionit dhe lirisë së shtypit.

“Autoritetet ligjzbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publik e shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve. Ishte tronditëse por jo befasuese – gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”, tha Kurti.

“Duke përdorur Republikën e Kosovës si shembull shpresoj që të ofroj sensin e arritjes së qëndrueshme të prosperitetit, stabilitetit dhe paqes jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropë e më tutje”.

Të ngajshme

Stuttgart: Në autobusin nga Kosova, doganierët gjejnë 250 kilogramë suxhuk, cigare dhe një qenush

Rrezarta Ramaj

Këngëtari Asim Gashi viziton ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Rrezarta Ramaj

Kurti takohet me kryeministrin kroat, diskutohet për proceset euro-atlantike

Valjeta Turkaj