Telenews

Haxhiu mbledh nesër liderët e partive politike

Kryetarja e kuvendit, njëherësh u.d. së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar për të premten një takim me kryetarët e subjekteve politike që kanë siguruar ulëse në legjislaturën e re.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe synon përgatitjen e seancës konstituive të kuvendit, e cila është caktuar më 6 gusht.

Në rend dite të seancës konstituive parashihen formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, betimi i deputetëve, si dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të kuvendit.

“Rendi i ditës: Përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës.

Sipas procedurave parlamentare, mbledhjen përgatitore e thërret kryetari i legjislaturës së kaluar, ndërsa seanca konstituive drejtohet nga deputeti më i moshuar, i asistuar nga deputeti më i ri.

Të ngajshme

Zjarri në Shkodër: 24-vjeçarja u gjet me njërin fëmijë në krah, tjetrin pranë

Yllka Gashi

Ka tri zemra, gjak blu dhe vazhdon të mahnisë shkencëtarët

Yllka Gashi

Gjuriq: Serbia do të hapë konsullatë në Shkodër, Shqipëria në Bujanoc

Yllka Gashi