Telenews

Ukraina thotë se do nisë kundërsulm në Krime, vitin e ardhshëm

Gjeneralmajori ukrainas, Kyrylo Budanov, ka thënë se kundërofensiva ukrainase për të rikthyer qytetin Kherson, do të kryhet deri në fund të muajit të ardhshëm.

I pyetur nëse Ukraina po planifikon një kundërsulm në Krime, e cila u aneksua në vitin 2014, gjeneralmajor Budanov tha se kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm.

Sa i përket kohës kur do të përfundojë lufta, ai tha se do të ishte një mundësi e mirë për t’i dhënë fund luftës, kur Ukraina të arrijë kufijtë e saj të vitit 1991, në kohën kur vendi fitoi pavarësinë nga Rusia.

Budanov tha se kjo do të ndodhte vitin e ardhshëm, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme, raporton SkyNews.

I pyetur nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do të mbijetojë, ai tha: “Nuk ka gjasa që ai t’ë mbijetojë. Dhe aktualisht, ka diskutime aktive që po ndodhin në Rusi se kush do të ishte atje për ta zëvendësuar atë”.

Të ngajshme

SHBA kërkon strategji të reja kundër Iranit, ushtria u bën thirrje analistëve: Na duhen ide “kreative” për të rritur presionin

Yllka Gashi

Një nga kritikët më të ashpër të luftës së Putinit largohet nga Rusia

Yllka Gashi

CNN: Një pjesë e naftës po kalon përmes Hormuzit pavarësisht mungesës së marrëveshjejes SHBA – Iran

Yllka Gashi