Telenews

Flija 3 metra e gjatë pushton rrjetet sociale, mbi 2 milionë shikime për “Kasollet e Zanave”

Tradita shqiptare e gatimit dhe mikpritjes ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, pas organizimit të Festivalit të Flisë në kompleksin turistik Kasollet e Zanave, në Prapashticë të Prishtinës.

Aktiviteti u mbajt më 1 dhe 2 gusht 2026, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e traditës, gastronomisë dhe kulturës shqiptare.

Momenti që tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte përgatitja e një flije gjigante me diametër tre metra, e cila u përgatit sipas mënyrës tradicionale. Pas përfundimit të pjekjes, flia u nda dhe iu shpërnda falas vizitorëve, e shoqëruar me djathë dhe kos fshati.

Përveç gatimit tradicional, festivali u shoqërua me muzikë, interpretime të folklorit dhe aktivitete për familje e vizitorë të shumtë që morën pjesë në këtë ngjarje.

Interesimi për festivalin ka kaluar kufijtë e hapësirës ku u zhvillua aktiviteti. Sipas organizatorëve, deri më 3 gusht 2026, videot nga përgatitja e flisë kanë arritur mbi 2.3 milionë shikime në platformat Instagram, TikTok dhe Facebook, duke marrë mijëra pëlqime, shpërndarje dhe reagime nga përdoruesit.

Ngjarja u pasqyrua edhe në Lajmet Qendrore të RTK-së, si dhe në media të tjera vendore, duke nxjerrë në pah interesimin e madh për promovimin e traditave shqiptare.

Organizatorët thonë se suksesi i këtij edicioni dëshmon se traditat vendore, kur prezantohen në mënyrë kreative dhe autentike, kanë potencial të madh për të promovuar Kosovën, turizmin kulturor dhe gastronominë tradicionale.

Të ngajshme

Gjykimi për krime lufte: Një muaj paraburgim për të dyshuarin

KushtrimGuraj

Inspektorati i Prishtinës ndalon përdorimin e objekteve pa certifikatë përdorimi

KushtrimGuraj

Kurti e Abdixhiku takohen nesër – synohet ujdia për krijimin e institucioneve të reja

KushtrimGuraj