Telenews

Nuk është pronari i “Facebook”, shefi i “Nutella” llogaritet të jetë njeriu më i pasur

nuk-eshte-pronari-i-“facebook”,-shefi-i-“nutella”-llogaritet-te-jete-njeriu-me-i-pasur

Në renditjen e “Bloomberg” të miliarderëve, një indeks që përditëson çdo muaj pasuritë e të pasurve të planetit, Giovanni Ferrero ka kapur një vend goxha të mirë.

Teksa Zuckerberg-u duhet të përballet me një revolucion Metaverse që po fundos aksionet e Meta-s në bursë duke djegur 80 miliardë dollarë dhe duke ndezur zemërimin e aksionerëve, Ferrero po lundron i qetë, me bukë dhe Nutella, drejt rekordit të ri.

Tanimë, shefi ekzekutiv i kompanisë shumëkombëshe është në vendin e 25-të në mesin e njerëzve më të pasur në planet.

Në portofolin e tij janë mbledhur 38.9 miliardë dollarë, rreth tre miliardë më shumë se vitin e kaluar.

Zuckerberg, nga ana tjetër, ka rënë me më shumë se 80 miliardë dollarë, në pozitën e 28-të me vetëm 38.2 miliardë në xhep.

Në fund të fundit, të gjithë nga të renditurit kanë humbur nga pak.

Edhe Elon Musk ka humbur.

Njeriu më i pasur në botë me 200 miliardë asete, sot po lufton me rihapjen e Twitter-it.

Po ashtu edhe Jeff Bezos me minus 65 miliardë dollarë.

Të ngajshme

Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

Blearta

Monika befason duke treguar një fakt për Bebe Rexhën: Ajo vdes për të pasur një burrë shqiptar

Valjeta Turkaj

Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri

Rrezarta Ramaj