Telenews

Basketboll / Trepça e largon njërin nga lojtarët e huaj

Skuadra e Trepçës po vazhdon ndryshimet radikale në roster, pas rezultateve tejet të dobëta në xhirot e fundit.

AsistiOnline.com ka kuptuar se nga skuadra tashmë është larguar alo-qendra kanadeze, Elijah Ifejeh i cili s’ka bindur aspak me paraqitjet e tij me fanelën verdhezi.

Ifejeh, 205 centimetra i gjatë te Trepça u paraqit me mesatare prej 4.8 pikë e 6 kërcime për ndeshje.

Sipas burimeve të AsistiOnline.com, Ifejeh veçse është përshëndetur me lojtarët e skuadrës dhe sot pritet të kthehet prej nga erdhi, gjersa mitrovicasit janë duke hulumtuar tregun për të gjetur zëvendës të tij.

Të kujtojmë se Trepça tashmë e ka emëruar trajnerin e ri, maqedonasin Aleksandar Joncevski, pas shkarkimit të Lubomir Minchevit.

/AsistiOnline.com/ 

Të ngajshme

Chelsea braktis përkohësisht “politikën e të rinjve”, synon dy veteranë anglezë

KushtrimGuraj

Interi “sakrifikon” shqiptarin për goditjen e madhe, Asllani pjesë e ofertës për Diabyn

KushtrimGuraj

Pas një kohe të gjatë, Mudryk rikthehet në stërvitje me Chelsean

Yllka Gashi