Telenews

Presidenti ikonik i SHBA-ve për shqiptarët, Bush sot bëri një urim të veçantë për gruan e tij

Një prej presidentëve më të mirë që kanë pasur SHBA-të, por edhe sa i përket raporteve me Kosovën, George W.Bush para pak orëve, ka bërë një urim të veçantë në rrjetet sociale.

Bush, ka uruar gruan e tij, Laura Bush me rastin e datëlindjes së saj, por edhe përvjetorit të 45-të në martesën e tyre që korrespodon me datë të njejtë, sikurse kur u lind ajo, transmeton Telenews.al

Gëzuar ditëlindjen — dhe përvjetorin — nusja ime e bukur e 45 viteve”, ka shkruajtur Bush.

Të kujtojmë se Geroge W.Bush gjatë kohës sa ishte president i SHBA-ve, ishte përkrahës dhe mik i madh i Kosovës dhe kishte mardhënie të shkëlqyera me liderët kosovarë, sidomos ish-kryeministrin dhe ish-presidentin, Hashim Thaçi.

George W.Bush është presidenti i 43-të në histori të SHBA-ve, gjersa edhe babai i tij, George H. W. Bush ka qenë në krye të SHBA-ve si presidenti i 41-të. /Telenews.al/

 

Të ngajshme

SHBA kërkon strategji të reja kundër Iranit, ushtria u bën thirrje analistëve: Na duhen ide “kreative” për të rritur presionin

Yllka Gashi

Zbulohet data, ja kur do të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina

Yllka Gashi

Një nga kritikët më të ashpër të luftës së Putinit largohet nga Rusia

Yllka Gashi