Telenews

Gazetari kilian plaçkitet nga një zog gjatë transmetimit ‘live’ – ia vodhi kufjen nga veshi

gazetari-kilian-plackitet-nga-nje-zog-gjate-transmetimit-‘live’-–-ia-vodhi-kufjen-nga-veshi

Ky është momenti qesharak kur një papagall ulet në shpatullën e një gazetari televiziv gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë për krimin dhe pasigurinë – përpara se t’i vidhte kufjen e të fluturonte bashkë me të.

Gazetari kilian, Nicolas Krumm po informonte shikuesit për një plaçkitje të shtëpisë kur zogu e befasoi atë.

Ai mund të shihet duke i bërë shenjë kameramanit të tij për t’u siguruar që ai të fokusohej te mysafiri i papritur.

Por disa sekonda më vonë, zogu i nxori gazetarit kufjen nga veshi i majtë.

Gazetari i habitur i cili punon për Chilevision, u përpoq ta kapë, por ishte shumë i ngadalshëm dhe zogu u zhduk bashkë me kufjen. “Sapo ma mori kufjen”, tha gazetari, transmeton Telegrafi.

Nicolas në një deklaratë u shpreh se kameramani i tij kishte arritur ta gjente kufjen dhe ta merrte në fushë bari aty pranë gjatë një kërkimi të mëpasshëm.

Ai u shpreh se nuk donte të alarmohej menjëherë pasi po raportonte për një ngjarje të ndjeshme.

Të ngajshme

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij konferencë te Prokuroria Speciale

Rrezarta Ramaj

“Ti je një copë k**vë”/ Efi publikon mesazhin denigrues që i dërgoi një ndjekës

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj