Telenews

Dorëheqjet, Haxhiu: Prokuroritë dhe gjykatat në veri të vendit janë duke punuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në prokuroritë dhe gjykatat veriore të vendit është duke vijuar puna edhe pas dorëheqjeve të prokurorëve dhe gjyqtarëve të komunitetit serb.

Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se qytetarët anë duke i marrë shërbimet që ju duhen.

“Menjëherë pasi që kemi kuptuar se i kanë dorëzuar mandatet e tyre prokurorët dhe gjyqtarët unë kam pasur takim me Këshillin Prokurorial, Këshillin Gjyqësor, kryeprokurorin Besim Kelmendin dhe jemi koordinuar që gjykata dhe prokuroria në veri të funksionojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor”.

“Pra, institucionet në veri të vendit janë duke vijuar, pra janë duke punuar, dhe qytetarët janë duke i marrë shërbimet e tyre”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

“Pa vendosjen e laurave, aksidentet në hekurudha nuk do të ndalen”

Yllka Gashi

Rikthim i madh në familjen mbretërore? Harry synon ribashkimin me mbretin Charles

Yllka Gashi

Ligji uli dallimet në çmimet e barnave në Kosovë, por zbatimi nxori sfida të reja

Yllka Gashi