Telenews

Biden: Sot ishte një ditë e mirë për demokracinë

biden:-sot-ishte-nje-dite-e-mire-per-demokracine

Në komentet e tij të para publike që nga dita e zgjedhjeve, Biden ka thënë se votimi i së martës shënoi një ditë të mirë për demokracinë në ShBA.

“Dhe unë mendoj se ishte një ditë e mirë për Amerikën,” tha Biden nga Shtëpia e Bardhë. Ai ka shtuar: “Demokracia jonë është testuar vitet e fundit, por me votat e tyre, populli amerikan ka folur dhe ka dëshmuar edhe një herë se demokracia është ajo që jemi”.

Ai thotë se ka qenë gjithmonë qëllimi i tij që të kandidojë sërish, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve afatmesme në SHBA. Megjithatë, nuk është vendosur ende, pasi thotë se ai është një “respektues i madh i fatit dhe ky është në fund të fundit një vendim familjar”.

Biden tha se shpreson se mund të “largohet” me gruan e tij Jill midis Krishtlindjeve dhe Ditës së Falënderimeve dhe do të marrë një vendim deri në “fillim të vitit të ardhshëm”.

Deklarata e tij vjen në kohën kur amerikanët janë në pritje të rezultateve për zgjedhjet afatmesme në SHBA.

Të ngajshme

Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Yllka Gashi

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi

Tre të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Gjermani

Yllka Gashi