Telenews

Ekskluzive: Zyrtari i lartë i DASH-it viziton Kosovën

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, do ta vizitojë Kosovën.

Kështu merr vesh ekskluzivisht Klan Kosova, nga burime ndërkombëtare.

Nga agjenda që ka parë Klankosova.tv, zyrtari i lartë i Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, pritet që në Prishtinë të zbarkojë në fillimdhjetorin e këtij viti.

Hiç më larg se mbrëmë, këshilltari Chollet, përmes një postimi në Twitter, u shpreh i acaruar me vendimet e qeverisë kosovare lidhur me çështjen e targave por edhe me rezultatin e zhvillimeve aktuale.

Lidhur me këtë çështje, veç SHBA-së, edhe vendet e Bashkimit Evropian po bëjnë thirrje që të mos rrezikohet deri në përshkallëzim të situatës, por të përmbushen obligimet ligjore.

Të ngajshme

A është kopje e Bleros? Gruaja e këngëtarit zbulon pak nga portreti i të birit

Yllka Gashi

Pacolli njofton dërgimin e tri lëndëve në Prokurori, ja për çfarë dyshohet

Yllka Gashi

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Yllka Gashi