Telenews

​Mësuesi italian shpallet fajtor për abuzim seksual… dëmshpërblen shkollën

​mesuesi-italian-shpallet-fajtor-per-abuzim-seksual…-demshperblen-shkollen

Një mësues italian i një shkolle te mese është urdhëruar t’i paguajë 100,000 euro dëmshpërblim institutit për dëmtimin e imazhit të tij, pasi ai u dënua për abuzim seksual ndaj disa nxënësve pranë Cagliarit në Sardenjë, raportuan të hënën të përditshmet L’Unione Sarda dhe Il Messaggero.

Mësuesi i matematikës u shpall fajtor për përdhunimin e vajzave nga shkolla e atëhershme e trajnimit të mësuesve të shkollës së mesme, e cila tani është Liceo Eleonora d’Arborea.

Prindërit e zemëruar thanë se viktimat dhe jo shkolla duhet të ishin kompensuar.

“Po dëmshpërblehet shkolla, e cila nuk mbronte nxënësit me vite, është turp”, tha babai i një prej viktimave, raportoi Ansa.

Vajzat nuk kanë qëndruar si paditëse civile dhe për këtë arsye nuk kanë marrë dëmshpërblim. 

Të ngajshme

Finlanda shpall paketën e 34-t të mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën

Yllka Gashi

Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Yllka Gashi

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi