Telenews

Kievi sërish sulmohet me raketa

kievi-serish-sulmohet-me-raketa

Kryeqyteti ukrainas, Kiev, është sulmuar me raketa nga Rusia, thotë kryebashkiaku i qytetit, Vitali Klitschko.

Sipas tij, mes atyre që u goditën janë edhe dy ndërtesa banimi në rrethin qendror, Pechersk. Ai tha se disa raketa ruse janë rrëzuar me sukses, dhe se ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes, shkruan REL.

Ky sulm po ndodhë derisa liderët botërorë janë mbledhur në Bali të Indonezisë në samitin e G20-tës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, ku kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u tha liderëve botërorë më 15 nëntor, përmes video-lidhjes, se “koha për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë është tani”.

Të ngajshme

Finlanda shpall paketën e 34-t të mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën

Yllka Gashi

Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Yllka Gashi

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi