Telenews

Lily-Rose Depp shpjegon pse nuk u deklaruar gjatë procesit gjyqësor të babait të saj me Amber Heard

lily-rose-depp-shpjegon-pse-nuk-u-deklaruar-gjate-procesit-gjyqesor-te-babait-te-saj-me-amber-heard

Vajza e Johnny Depp, Lily-Rose, ka treguar në një intervistë për revistën Elle pse nuk bëri asnjë deklaratë gjatë gjyqit të babait të saj me Amber Heard.

Shumë përdorues të mediave sociale e kritikuan atë që nuk e shprehu publikisht mbështetjen për aktorin e famshëm hollivudian.

“Diçka që duhet të jetë private, papritmas u bë publike. Mendova se duhej të kem të drejtën ta ruaj atë privatësi. Nuk jam këtu për të folur për askënd”, është shprehur ajo.

Më pas, Lily-Rose ka shpjeguar se çfarë e ka shqetësuar më së shumti.

“Gjatë karrierës time, njerëzit janë përpjekur të më identifikojnë sipas meshkujve në jetën time, qofshin anëtarët e familjes apo partnerët romantikë”, ka thënë 23-vjeçarja.

Tutje ka shtuar se është e vetëdijshme se është e privilegjuar, sepse ka pasur një fëmijëri që shumëkush vetëm mund ta ëndërrojë.

“Babai dhe nëna ime na kanë mbrojtur mua dhe vëllanë tim, Jack, sa më shumë që ishte e mundur. Ata na mësuan se privatësia është diçka e rëndësishme për t’u mbrojtur”, ka theksuar modelja dhe aktorja.

Lily-Rose (23 vjeçe) dhe Jack (20 vjeç) janë fëmijët e Depp dhe aktores Vanessa Paradis, me të cilën hamshori hollivudian ishte në lidhje nga viti 1998 deri në vitin 2012.

Të ngajshme

Krejt ‘firmato’, Adelina Tahiri shfaqet me një look luksoz

Yllka Gashi

Georgina Rodriguez raportohet se ka adoptuar tre fëmijët e Cristiano Ronaldos –

KushtrimGuraj

Bebe Rexha dhe David Guetta arrijnë vendin e parë me “Sad Girls” në klasifikimet e radiove amerikane të zhanrit dance

Yllka Gashi