Telenews

E konfirmon FIFA: Maluma dhe Myriam Fares performojnë në hapjen e Kampionatit Botëror në Katar

e-konfirmon-fifa:-maluma-dhe-myriam-fares-performojne-ne-hapjen-e-kampionatit-boteror-ne-katar

Ka tash e sa kohë që përflitet për hapjen e madhe të Kampionatit Botëror 2022, i cili starton këtë të diel më 20 nëntor.

Mes shumë emrave të përfolur për të kënduar në ceremoninë e madhe hapëse, shumë prej tyre i refuzuan ftesat.

Këngëtarja Shakira thuhet se ka hedhur poshtë ftesën për të performuar në hapje ndërsa e shumëpërfolura Dua Lipa tha se as nuk ka qenë e negociuar që të performojë.

Artistja shqiptare madje shkoi aq larg sa tha që nuk do të shkojë në Katar, pas kritikave që ky shtet nikoqir i kampionatit ka marrë për mos-respektim të të drejtave të njeriut.

Sido që të jetë, të enjten faqja zyrtare e FIFA-s në Facebook njoftoi artistët që tashmë janë konfirmuar që do të interpretojnë në ceremoninë hapëse.

Ata do të jenë këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma, dhe këngëtarja e famshme libaneze Myriam Fares.

“Le të fillojë festa! Fifa Fan Festival hapet më 19 nëntor në një hapje madhështore, Maluma dhe Myriam Fares po e nisin atë me stil në Al Bidda Park”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Të ngajshme

Bebe Rexha dhe David Guetta arrijnë vendin e parë me “Sad Girls” në klasifikimet e radiove amerikane të zhanrit dance

Yllka Gashi

Zayn Malik publikon foton e rrallë me vajzën e tij, Khai

Yllka Gashi

Gresa zbulon se a është në lidhje, përgjigjja e saj lë shumë për të imagjinuar

Yllka Gashi