Sukseset e sportistëve shqiptarë nëpër botë po vazhdojnë me ritëm shumë të lartë.
I tillë është edhe rasti i boksierit, Endrit Ademi që gjatë vikendit u shpall kampion i Gjermanisë në peshat super të rënda për gjeneratën U17, shkruan Telenews.al
Në fakt, Endriti është shpallur kampion i kësaj gjenerate, por në tërësi edhe për gjeneratat e tjera për të është hera e tretë e në këtë meç ai e nokautoi kundërshtarin për vetëm 40 sekonda.

Endriti në këtë meç, boksoi kundër kampionit gjerman në fuqi, David Brumar nga Dortmundi e duket se ishte i etur që të fitojë këtë betejë.
Të ju kujtojmë se boksieri shqiptar nga Kosova, është me prejardhje nga Mitrovica, por i lindur dhe rritur në Gjermani dhe është pjesë e klubit të boksit, BC Helios nga Aacheni i Gjermanisë.
Telenews.al ka siguruar edhe video nga momentet kur Endrit Azemi e fiton meçin dhe shpallet kampion i Gjermanisë U17.
/Telenews.al/

