Telenews

Mësohet rivali i ardhshëm i ekipit Bad News Eagles

Ekipi shqiptar Bad News Eagles do të përballet me ekipin 1WIN në kuadër të turneut kualifikues ESL Challenger League CS:GO.

Ndeshja ndërmjet Bad News Eagles dhe 1WIN do të zhvillohet sot (e mërkurë) duke filluar nga ora 19:00, në ‘Lower Bracket’.

Favorit i kësaj ndeshje është ekipi shqiptar të cilët edhe mbajnë renditje më të mirë (17 –të) se sa kundërshtarët (37 –të), ndeshjen e fundit të cilën janë takuar dy ekipet ishte në fund të vitit 2021.

Në ndeshjen e parë të këtij turneu Bad News Eagles u mposht nga ekipi PALOMA, dhe tani ka mundësinë e fundit, në rast të humbjes sot do të eliminohet.

Në këtë turne ekipet garojnë par t’u kualifikuar në turneun ESL Pro League si dhe një grup çmimesh prej 50.000 dollarësh.

Ndeshjen ndërmjet Bad News Eagles dhe 1WIN mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch.

Të ngajshme

Publikohet lista e “Topit të Artë” 2026, këta janë 30 të nominuarit – mungon Ronaldo –

KushtrimGuraj

Yamal: Nuk do të lutem për “Topin e Artë” –

KushtrimGuraj

Nominohen talentët më të mirë të vitit 2026

Yllka Gashi