Telenews

Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit e nis me fitore Botërorin

Zvicra e ka nisur Kampionatin Botëror me fitore.

Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitore minimale kundër kombëtares afrikane, Kamerunit.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi pa gola, kurse në pjesën e dytë më konkret ishin helvetikët.

Zvicra mori epërsinë me golin e shënuar nga Breel Embolo, i cili topin e dërgoi në rrjetë në minutën e 48’. Ai, nuk festoi për golin, pasi është me origjinë nga Kameruni.

Për golin e Embolo asistin e bëri Xherdan Shaqiri.

Me këtë fitore, Zvicra shkon në kuotën e tri pikëve dhe qëndron përkohësisht lidere e grupit ku luan edhe Brazili e Serbia. Dy të fundit përballen sonte, me fillim nga ora 20:00

Të ngajshme

Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin

Yllka Gashi

Leao i ofrohet tri klubeve të Premierligës

Yllka Gashi

Ish-ylli i Premierligës akuzohet për një sulm ndaj një tifozi

Yllka Gashi