Telenews

Tërmet në veriperëndim të Turqisë

termet-ne-veriperendim-te-turqise

Një tërmet me fuqi 4.3 të shkallës Rihter ka goditur sot provincën veriperëndimore të Duzçes në Turqi, rreth 200 kilometra larg nga Stambolli.

Tërmeti ka ndodhur në orën 6:57 të mëngjesit në një thellësi prej 9.52 kilometrash, njoftoi Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave.

Për momentin nuk ka të dhëna për të lënduar. Të paktën 93 persona u plagosën nga tërmeti me magnitudë 5.9 që goditi zonën të mërkurën.

Ai tërmet u ndje gjithashtu në Stamboll, Ankara dhe pjesë të tjera të rajonit dhe u raportuan dhjetëra pasgoditje, duke përfshirë një me fuqi 4.3.

Të ngajshme

Spitalet midis objektivave të sulmeve ajrore izraelite këtë javë

Valjeta Turkaj

Bërnabiq për protestuesit në Serbi: Nuk kanë asgjë për të ofruar përveç dhunës

Valjeta Turkaj

Trump me pesë kërkesa për udhëheqësin e ri të Sirisë

Valjeta Turkaj