Telenews

Tajani: Nuk ka paqe pa drejtësi për popullin ukrainas

tajani:-nuk-ka-paqe-pa-drejtesi-per-popullin-ukrainas

Humbja e Ukrainës nga Rusia do të ishte dorëzim dhe jo paqe, tha të martën Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani.

“Nuk ka paqe pa drejtësi për popullin ukrainas,” tha ai gjatë mbërritjes së tij në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht.

“Ne duhet të punojmë për paqen, por për sa kohë që Ukraina pushtohet, do të jetë e vështirë të jemi në gjendje të ulemi në një tryezë bisedimesh. Tani për tani disfata e Ukrainës do të thotë dorëzim dhe nuk do të thotë paqe”.

Tajani shtoi se Italia do të bëjë çmos ndihmojnë në riparimin e rrjetit energjetik të Ukrainës, i dëmtuar rëndë nga sulmet me raketa ruse. /ANSA

Të ngajshme

Finlanda shpall paketën e 34-t të mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën

Yllka Gashi

Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Yllka Gashi

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi