Telenews

S’kaloi rezoluta e AAK-së rreth situatës në vend

Nuk ka kaluar rezoluta e paraqitur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës rreth situatës që u krijua në veri të Kosovës për sa i përket çështjes së targave.

Pro kësaj rezolute ishin 21 deputetë, kundër ishin 42 deputetë dhe një abstenoi.

Rezoluta përmbante katër pika, ku pika e parë tashmë është konsumuar pasi çështja arritur një marrëveshje në lidhje me targat.

E, për votimin e kësaj rezolute, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri tha se “nuk e di çka ka të keqe kjo rezolutë që të mos votohet”.

Më poshtë gjeni pikat e plota të projektrezolutës

“1. Qeveria e Kosovës të marr vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje finale, kjo është konsumuar.

2. Institucionet e Kosovës, presidenca, kuvendi, qeveria, Republika e Kosovës, institucionet në të gjitha nivelet, të fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’i kthyer në institucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë.

3. Qeveria të nisë komunikimin më intensiv me faktorët më relevant në vend duke përfshirë edhe opozitën, jo vetëm si reflektim i gjendjes së krijuar por edhe si nevojë e gjetjes së rrugëdaljes nga situata e krijuar.

4. Të kërkohet një Samit në ShBA, takim disa ditorë, që të përmbyllet marrëveshja finale për njohje Kosovë – Serbi”.

Të ngajshme

Vikend i ngarkuar në QKUK: 929 raste emergjente, dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Rrezarta Ramaj

Përfundon asfaltimi i rrugës “Ilir Konushevci” segmenti 2, Rama: Hapet për qarkullim

Rrezarta Ramaj

Edhe java e ardhshme me mot të nxehtë, temperaturat deri 36 gradë

Rrezarta Ramaj