Telenews

Shteti Islamik njoftoi vdekjen e liderit të tij

shteti-islamik-njoftoi-vdekjen-e-liderit-te-tij

Grupi i Shtetit Islamik (IS), i mundur në Irak dhe Siri, njoftoi vdekjen e liderit të tij Abu Hassan al-Hashimi al-Qurashi të mërkurën, duke specifikuar se ai u vra “duke luftuar armiqtë e Zotit”.

Në një mesazh audio, një zëdhënës i grupit xhihadist njoftoi se ishte emëruar një “kalif i ri i myslimanëve”, Abu Al-Husein al-Huseini al-Qurashi.

Zëdhënësi i grupit, Abu Omar al-Muhajir, nuk tha në mesazhin e tij se si vdiq lideri i grupit, një irakian.

Pas rritjes meteorike të vitit 2014 në Irak dhe Siri, dhe pushtimin e territoreve të gjera, IS përjetoi përmbysjen e “kalifatit” të vetëshpallur nën ndikimin e ofensivave të njëpasnjëshme në këto dy vende, në 2017 dhe 2019.

Që atëherë, organizata është destabilizuar disa herë nga vdekja ose kapja e drejtuesve të saj.

Udhëheqësi i parë i IS, Abu Bakr al-Baghdadi al-Qurashi, u vra në një sulm amerikan në Siri në vitin 2019 dhe pasardhësi i tij u eliminua në shkurt në një operacion nga forcat speciale amerikane në veriperëndim të vendit.

Të ngajshme

Finlanda shpall paketën e 34-t të mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën

Yllka Gashi

Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Yllka Gashi

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi