Telenews

Britania vendosi sanksione për 22 zyrtarë të tjerë rusë

britania-vendosi-sanksione-per-22-zyrtare-te-tjere-ruse

Britania e Madhe vendosi sot sanksione ndaj 22 zyrtarëve rusë për shkak të mbështetjes së tyre për mobilizimin e pjesshëm.

Kështu, Britania shtoi në listën e të sanksionuarve zëvendëskryeministrin e Rusisë dhe ministrin e Industrisë dhe Tregtisë Denis Manturov, drejtorin e Shërbimit Federal Penal dhe Korrektues Arkady Gostev dhe presidenten e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ela Pamfilova.

Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe njoftoi sanksionet e vendosura ndaj Denis Manturov sepse ai ishte “përgjegjës për mbikëqyrjen e industrisë ruse të armëve dhe për pajisjen e trupave të mobilizuara”.

Në njoftim thuhet se kundër Pamfilova dhe presidentit të Komisionit Zgjedhor të Rajonit të Rostovit, Andrey Burov u vendosën sanksione për shkak se ata organizuan referendume në republikat e vetëshpallura popullore të DPR dhe LNR dhe në Kherson dhe Zaporozhye, dhe gjithashtu thuhet se Pamfilova që atëherë ka mbështetur aktivisht mobilizimin e detyruar të Rusisë.

Të ngajshme

Kjo anije romake qëndroi në shtratin e detit për 2100 vjet

Yllka Gashi

Ilir Shaqiri dhe Antonella Pelilli bashkojnë Kosovën e Arbërinë në një këngë që prek shpirtin

Rrezarta Ramaj

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Joe Biden

Rrezarta Ramaj