Telenews

Prokuroria thotë se realizimi i urdhrit mbrojtës ishte në kompetencë e policisë

Vrasja e gruas shtatzënë që ndodhi mbrëmë në oborrin e QKUK-së ka tronditur të gjithë në Kosovë.

Dyshohet se 35 vjeçarja është vrarë nga ish-burri i saj.

E viktima kishte urdhër të mbrojtjes.

Me këtë rast Prokuroria Themelore e Ferizajt ka deklaruar se realizimi i urdhrit mbrojtës ka qenë në kompetencë të policisë.

Prokuroria thekson se i ka marrë të gjitha masat e nevojshme të parapara me ligj.

“Ky urdhër i është dorëzuar Qendrës për Punë Sociale në Lipjan dhe Policisë së Kosovës – Stacionit Policor në Lipjan dhe në bazë të këtij vendimi, kompetent për zbatimin e  urdhrit mbrojtës ka qenë Policia e Kosovës. Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bazë të autorizimeve të saj i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit lidhur më këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

Reagimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me datë 20.07.2022, ka pranuar kallëzim penal kundër S.H, nga komuna e Shtimes, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer vepër penale “Dhuna në familje” nga neni 248, paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe me datë 09.08.2022 ka intervistuar të dëmtuarën H.M, dhe ka udhëzuar palën e dëmtuar në prezencë të mbrojtësit të viktimave nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave që funksion në kuadër të Prokurorisë së Shtetit që të bëjë kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për marrjen e urdhrit mbrojtës.

Ndërsa, një ditë më vonë, përkatësisht me datën 10.08.2022, prokurori i çështjes ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.H, për veprën penale Kanosja nga neni 181, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 dhe nenin 77 të KPRK-së.

Gjykata Themelore në Ferizaj, duke vepruar në bazë të kërkesës së Zyrës për Mbrojtjen e Viktimave në Ferizaj, me datë 13.09.2022, ka lëshuar aktvendim për urdhër mbrojtje, i cili urdhër ka qenë në fuqi deri më 13.03.2023.

Ky urdhër i është dorëzuar Qendrës për Punë Sociale në Lipjan dhe Policisë së Kosovës – Stacionit Policor në Lipjan dhe në bazë të këtij vendimi, kompetent për zbatimin e  urdhrit mbrojtës ka qenë Policia e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bazë të autorizimeve të saj i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit lidhur më këtë çështje penale.

Të ngajshme

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Yllka Gashi

Taulant Seferi përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Yllka Gashi

Thaçi do të qëndrojë në paraburgim deri në aktgjykim, gjykatësi jep urdhër të mos dërgohen më komente për rishikimin e radhës

Yllka Gashi