Telenews

E dhimbshme, varrimi i Hamide Magashit

Nën lotët e motrave të saj, Hamide Magashi, 35-vjeçare është varrosur të premten në varrezat e fshatit Llugaxhi të Lipjanit.

Ajo dyshohet të jetë vrarë nga ish-burri i saj, Sokol Halili, i cili është akoma i arratisur.

Magashi ishte shtatzënë, operacionin e kishte planifikuar për datën 1 dhjetor. Por më 30 nëntor në oborrin e QKUK-së e takoi ish-burrin e saj që sipas motrave të së ndjerës po e priste për ta vrarë.

E goditi me plumb në kokë dhe u largua – për ta vrarë 35-vjeçaren dhe fëmijën që ishte gati të vinte në jetë.

Ajo që është mësuar deri më tani tregon një dështim të aparatit shtetëror. Tashmë e ndjera ishte ankuar disa herë në Polici si dhe Sokol Halili kishte aktakuzë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Përkundër kësaj, drejtësia e kishte lënë të lirë dhe akoma vazhdon të jetë.

Policia e Kosovës ka nga qytetarët që të ndihmojnë me informacione për lokacionin e të kërkuarit për krimin e rëndë.

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj