Telenews

Samsung Galaxy A14 5G kalon përmes Komisionit Federal të Komunikimeve – konfirmohet kapaciteti i baterisë

samsung-galaxy-a14-5g-kalon-permes-komisionit-federal-te-komunikimeve-–-konfirmohet-kapaciteti-i-baterise

Samsung Galaxy A14 5G është duke dalë në treg, siç është konfirmuar nga disa rrjedhje të fundit.

Tani, telefoni i pa prezantuar ende nga kompania, ka kaluar nëpër testet e Komisionit Federal të Komunikimeve, duke konfirmuar edhe kapacitetin e baterisë gjatë këtij procesi.

A14 5G, siç është sugjeruar nga thashethemet, do të ketë bateri me kapacitet prej 5,000mAhm, raporton GSM Arena.

Dokumenti i Samsung Galaxy A14 5G në Komisionin Federal të Komunikimeve

Falë fotove të rrjedhura, ne veçse e dimë se Galaxy A14 5G do të duket shumë i ngjashëm me telefonin paraardhës të tij, me një vrimë në formë të pikës së ujit në ekran, konfigurim të trefishtë të kamerave në pjesën e pasme, dhe butonin me kombinim për fikje/lexim gishti, i cili do të jetë i montuar anash, transmeton Telegrafi.

Fotot e rrjedhura të Samsung Galaxy A14 5G

Sipas thashethemeve, Galaxy A14 5G do të ketë një panel LCD HD+ me madhësi 6.8 inç, dhe fuqinë do ta marrë nga çipi i pa prezantuar Samsung Exynos. Thuhet se kamera e saj kryesore do të ketë 50MP, ndërsa kamera selfie do të ketë 13MP.

Nuk kemi ende ndonjë informacion mbi çmimin ose disponueshmërinë, përveç sugjerimeve se pajisja do të ketë “çmim të shtrenjtë”.

Të ngajshme

iPhone 18 Pro mund të vijë me çmim rekord, shkak kostot e memories –

KushtrimGuraj

Mercedes-AMG zbulon SUV-in e ri elektrik, deri në 1,153 kuaj/fuqi –

KushtrimGuraj

Al mund të jetë duke e ndryshuar botën, por një hobi i ri po lind – gjithnjë e më shumë koleksionistë të kompjuterëve të vjetër

Yllka Gashi