Telenews

Rita Ora mahniti me paraqitjen në fustanin e kuq të tejdukshëm në “British Fashion Awards 2022”

rita-ora-mahniti-me-paraqitjen-ne-fustanin-e-kuq-te-tejdukshem-ne-“british-fashion-awards-2022”

Rita Ora i la shumë pak vend imagjinatës mbrëmjen e së hënës, teksa veshi një fustan të mahnitshëm në ndarjen e “Çmimeve Britanike të Modës” në Royal Albert Hall të Londrës.

Këngëtarja, 32 vjeçe, guxoi me paraqitjen duke vënë në pah të brendshmet e kuqe në një fustan të tejdukshëm.

Ndërsa befasoi me daljen publike, biondja bëri një grim interesant me një rrjetë rreth syve.

Rita e përballoi të ftohtin e dimrit në këtë ngjarje, duke hequr dorë nga palltoja për të shfaqur figurën e jashtëzakonshme.

Fustani i guximshëm i krijueses së hitit “Anyëhere” paraqiste një bluzë të kuqe me sytjena me detaje zemre metalike, me një palë tanga po ashtu të kuqe në pjesën e poshtme.

Ylli me prejardhje nga Kosova e kompletoi veshjen me një palë take gjithashtu ngjyrë të kuqe të ndezur.

“British Fashion Awards 2022” u kthyen në vendin ikonik të Londrës, Royal Albert Hall, më 5 dhjetor.

Ngjarja e mbushur me yje u organizua nga aktivistja dhe aktorja britanike, Jodie Turner-Smith.

Ngjarja, një nga momentet më të pritura të kalendarit global të modës, feston modën në kryqëzimin e kulturës dhe është një platformë argëtimi për markat, krijuesit, stilistët, artistët që mblidhen së bashku për të festuar industrinë.

Të ngajshme

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi

Bebe Rexha befasohet live nga prindërit dhe kunata në emisionin e famshëm amerikan –

KushtrimGuraj

Kjo është kënga që Dolly Parton zgjodhi dikur për funeralin e saj

Yllka Gashi