Telenews

​Angelina Jolie jep dorëheqjen si ambasadore e UNHCR-së pas 20 vjetësh

​angelina-jolie-jep-doreheqjen-si-ambasadore-e-unhcr-se-pas-20-vjetesh

Aktoria hollivudiane Angelina Jolie ka njoftuar se do të largohet nga posti i ambasadores së Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët pas më shumë se 20 vitesh.

Aktorja fituese e çmimit Oscar tha se refugjatët janë “njerëzit që unë i admiroj më shumë në botë” dhe tani do ta përqendrojë kohën e saj “duke punuar me organizata të udhëhequra nga njerëz të prekur drejtpërdrejt nga konflikti”.

Jolie, 47 vjeçe, është e njohur për aktivizmin e saj po aq sa edhe për karrierën e saj vezulluese, e cila përfshin role yjesh në filma si “Mr and Mrs Smith”, “Maleficent”, “Wanted” dhe “Lara Croft: Tomb Raider”.

Ajo ka bashkëpunuar me UNHCR-në që nga viti 2001 dhe në vitin 2012 është emëruar e dërguar speciale.

Duke shkruar në Instagram, Jolie tha se do të kalonte “pjesën tjetër të jetës sime duke punuar me refugjatët”.

“Unë besoj në shumë gjëra që bën OKB-ja, veçanërisht në jetët që shpëton përmes ndihmës emergjente. UNHCR-ja është plot me njerëz të jashtëzakonshëm që bëjnë ndryshime në jetën e njerëzve çdo ditë”, tha ajo.

Të ngajshme

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Joe Biden

Rrezarta Ramaj

Betohet presidenti i mbështetur nga Trumpi, SHBA-ja i premton Kolumbisë 1 miliard dollarë

Yllka Gashi

Polonia bëhet ekonomia e gjashtë më e madhe e BE-së, synon të kalojë Zvicrën

Yllka Gashi