Telenews

“Vegla” e re që ju ndihmon të rikthemi llogaritë e hakuara në Instagram

“vegla”-e-re-qe-ju-ndihmon-te-rikthemi-llogarite-e-hakuara-ne-instagram

Përdoruesit e Instagrami që janë viktima të hakimit, tani kanë një mënyrë të re për të rikthyer llogaritë e tyre.

Kompania amerikane njoftoi se ka bërë Instagram.com/hacked, faqen për mbështetje teknike ku përdoruesit mund të raportojnë dhe zgjedhin probleme me llogaritë e tyre.

Në këtë faqe në një vend të caktuar, përdoruesit mund të kërkojnë ndihmë për rikthimin e llogarive të hakuara, të raportojnë llogaritë që në mënyrë të rrejshme prezantohen apo kërkojnë ndihmë për fjalëkalimet që i kanë harruar.

E nëse nuk mund ta raportoni llogarinë tuaj, kërkoni Instagram.com/hacked, ku në hapësirën e dedikuar për llogari, shtypni adresën qoftë në telefon mobil apo kompjuter.

Aty do t’ju kërkohet t’i përgjigjeni disa pyetjeve të parashtruara, e mund të zgjidhni disa opsione dhe krejt në fund në numrin e juaj të telefonit do t’ju dërgohen të dhënat.

Të ngajshme

Meta gjobitet me 567 milionë dollarë për rrezikimin e fëmijëve në platformat e saj

Yllka Gashi

Buggati e “djeg lojën” me modelin e fundit

Yllka Gashi

Rritet keqpërdorimi i AI-së në shkolla, Suedia dhe Danimarka ashpërsojnë masat –

KushtrimGuraj