Telenews

Basketboll / Një irlandez në krye të Rahovecit

Skuadra e Rahovecit gjë bën gara në Superligën e Kosovës në Basketboll, e ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës, pas dorëheqjes së Muhammed Thaçit.

‘Vreshtarët’ kanë prezantuar sot Daniel Nelsonin në krye të ekipit.

Nelson, është emër i ri për opinionin e basketbollit në Kosovë edhe nga prejardhja, por edhe nga përvoja, pasiqë më herët s’ka pasur trajner irlandez në Kosovë, por as ky nuk ka drejtuar ndonjë skuadër kosovare.

38 vjeçari, së fundmi ishte së fundmi trajner i skuadrës nga elita rumune, Laguna në grupin B, kurse më parë kishte arritur fazën e playoff-it me Omonian në kampionatin elitar të Qipros.

Si asistent, ai ishte fitues i Kupës së Rusisë me Parma Perm Basket dhe arriti playoff-in në kampionatin elitar të Gjermanisë me Ludwigsburgun.

Sipas njoftimit të klubit ‘vreshtar’, Nelson menjëherë do të fillojë menjëherë punën te Rahoveci për ndeshjen e radhës, ndaj Vëllaznimit.

Në njoftimin e klubit për ardhjen e trajnerit të ri, thuhet poashtu se Rahoveci i bën thirrje gjithë opinionit basketbolldashës në Rahovec për mobilizim, ngase pa dëshirën e tyre, ata po kalojmë në proces të ri-ndërtimit të plotë të skuadrës. Me këtë rast priten edhe konfirmime tjera të ndryshimeve ditët në vijim.

 

Të ngajshme

Haaland tregon se çfarë bën gjatë një dite të plotë, i shënon gol Arsenalit edhe në “FIFA”

Valjeta Turkaj

Bonucci alarmon për krizën e Italisë: Duhet rindërtim nga themelet

Valjeta Turkaj

U lëndua ndaj Unitedit, por Estevao pritet që të luajë në Botëror

Rrezarta Ramaj