Telenews

Liga Ballkanike / Bashkimi mposhtet në shtëpi nga skuadra izraelite

Skuadra kosovare e Bashkimit e ka mbyllur me disfatë vitin 2022 në Ligën Ballkanike të basketbollit.

Prizrenasit janë mposhtur në shtëpi nga Hapoel Beer Sheva me rezultatin 60-81.

Bashkimi e nisi pak më mirë këtë duel duke e fituar çerekun e parë minimalisht 22-21, ndërsa perioda e dytë i takoi ekipit izraelit me 3 pikë diferencë (11-14) e skuadrat shkuan në pushim me vetëm 2 pikë plus për ekipin mysafir 33-35.

Në pjesën e dytë, lojtarët e Beer Shevës u treguan shumë më të vëmendshëm, duke i fituar të dy periodat e fundit (16-23, 11-23) dhe të cilat i siguruan fitoren sonte.

Vetëm dy basketbollistë realizuan pikë dyshifrore te Bashkimi sonte, Daniel Lekndreaj që kishte 19 pikë dhe Samardo Samuels që shtoi 10 sosh, por edhe 6 kërcime e 3 asiste.

Te Beer Sheva në fitore u dalluan, Egor Kulshov me 15 pikë dhe Tidjan Keita me 12 sosh.

Bashkimi ka 4 humbje nga 4 ndeshje të luajtura sivjet në BIBL e Beer Sheva ka bilanc të kundërt prej 4 fitoreve nga 4 ndeshje.

Të ngajshme

Nivokazi në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

Valjeta Turkaj

Ndeshje e jashtëzakonshme, barazohet seria mes KB Pejës dhe KB Trepçës

Rrezarta Ramaj

Arrihet marrëveshja, Rrahmani vazhdon me Napolin me pagë të re dhe kontratë afatgjatë

KushtrimGuraj