Telenews

Skuadra e Llapit ka zyrtarizuar transferimin e Rinor Hoxhës

Sulmuesi qendror, Rinor Hoxha ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me ekipin e Tahir Batatinës. Në të kaluarën Hoxha ishte pjesë e Vllaznisë së Pozheranit, kurse tani rikthehet nga Kanada për të ndihmuar Llapin.

Ja njoftimi:

“𝐌𝐢𝐫ë𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐑𝐢𝐧𝐨𝐫 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚

Me transferimin e Rinor Hoxhës e hapim edhe zyrtarisht afatin kalimtar të janarit!
KF Llapi dhe sulmuesi i qendrës, Rinor Hoxha nënshkruajnë kontratë tri-vjeçare.
Hoxha rikthehet nga Kanada për t’iu bashkuar Llapit dhe për ta ndihmuar ekipin edhe më shumë në fazën e sulmit.
Në fakt, marrëveshja me ish-sulmuesin e Vllaznisë Pozheran është arritur para një muaji por sot ai ka ateruar nga Kanada dhe do i bashkangjitet pjesës tjetër të ekipit në përgatitjet parasezonale që nisin nesër.
22-vjeçari para se të udhëtonte drejt Kanadasë për arsye familjare, gjatë gjysmës së edicionit vjeshtor është paraqitur tek Vllaznia e Pozheranit në 10 ndeshje dhe ka arritur t’i realizoj 6 gola.
Prezantimin e tij e ka bërë Presidenti i klubit z. Beqir Batatina, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje dhe shumë suksese në rrugën drejt realizimit të objektivave të klubit”, shkruan KF Llapi.

Të ngajshme

99-vjeçarja thyen rekordin botëror, realizon aventurën mbi krahun e avionit

Rrezarta Ramaj

Lajm pozitiv për Kosovën, Kreshnik Hajrizi rikthehet në fushë pas lëndimit

Rrezarta Ramaj

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj