Telenews

Gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Një person është gjetur pa shenja jete në Podujevë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Qëndresa”.

Kështu bëri të ditur  zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (mashkull). Lidhur me këtë rast, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore, për sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Klankosova.tv mëson se viktima është 68-vjeçar.

Të ngajshme

Bora e parë zbardh majat e Alpeve Shqiptare

Yllka Gashi

Në Fushë Kosovë miratohet deklarata kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi

Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve

Yllka Gashi