Telenews

Korenica: Duhet të cenzurohen kanalet që shfaqin emisione si ‘Big Brother’ dhe të mbyllen motelet ku abuzohen të miturat

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Visar Korenica së fundmi është shprehur i zëshëm ndaj disa emisioneve që po transmetohen në televizionet kosovare, por kritik është shprehur edhe ndaj disa rrjeteve sociale.

“Rrjeti tiktok kinez është prej rrjeteve më të rrëzikshme ku fëmijët e në masë të madhe edhe adoleshentët kanë çasje pa cenzurë, ku publikohen videot nga më të ndryshmet e që janë të dëmshme dhe ç‘thurrje për shoqërinë tonë.

Në anën tjetër, edhe motelet që bijnë si kërpudha nuk po kanë kontrollë të mjaftueshme. Të lejohet një e mitur me u abuzu, këtu duhet të përfundojnë në pranga çdo njeri që nuk ka marrë masa të mjaftueshme ta parandalojë abuzimin e të miturës, dhe biznesit ti vendoset dryni përgjithmonë. Të mbyllen njejt siç janë mbyll kazinot.

Derisa në anën tjetër duhet të ketë cenzurë edhe në kanalet tona ku shfaqen emisione si Big Brother e që pa kurrfarë sanksione vazhdojnë të lejojnë pamje e debate jo të shëndosha për shoqërinë tonë. Të veprohet para se të jetë vonë!” ka shkruajtur Korenica në profilin e tij social në Facebook.

Të ngajshme

“Më shpërtheu bomba, rashë shehadet”, hoxhë Fatmir Latifaj rrëfen si e humbi dorën në luftë

Yllka Gashi

Ambasada gjermane për Banjskën: Drejtësia të vihet në vend pa vonesa

Yllka Gashi

Vizitat në paraburgim te Hashim Thaçi, gjykatësi miraton një ndryshim për disa emra që do t’u hiqet ndalesa

Yllka Gashi