Telenews

Sylë Tahirsylaj shpjegon motin e ngrohtë në janar dhe tregon kur merr fund

Meteorologu i njohur, Sylë Tahirsylaj ka thënë se në javën që po vjen pritet t’i vijë fundi motit me diell.

Ai ka dhënë edhe arsyet e motit të mirë që po mbretëron edhe në ditët e para të janarit.

“Këto janë cikle meteorologjike, varen nga fusha barike, ose fusha e shtypjes së lartë atmosferike, momentalisht i gjithë gadishulli Ballkanik dhe një pjesë e Evropës është nën ndikim të fushës anticiklone, që e ka shtri veprimin dhe nuk ka ndryshuar për këto ditë.” deklaron meteorologu Sylë Tahirsylaj.

Ai ka thënë se të reshura pritet të ketë edhe në pjesë të vendit nga java që po vjen, kur do të bien edhe temperaturat.

“Kur të bjen kjo fushë, shtypja ulet, temperatura rritet, apo ulet, atëherë masat ajrore lëvizin, retë lëvizin, shkarkohen dhe vjen deri të reshjet.” tha tutje ai për Klankosova.

Por, Tahirsylaj nuk e lidh motin e këtyre ditëve me ngrohjen globale, pasi thotë se edhe në të kaluarën ka pas situata të tilla, si në vitin 1906 dhe 1907.

Të ngajshme

Gjest human: Të burgosurat në Lipjan u ndajnë dhurata nxënësve me nevoja të veçanta

KushtrimGuraj

​Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet Kosova

KushtrimGuraj

Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para nga arka e bamirësisë së një xhamie në Ferizaj

Donat Hashani