Telenews

Njohja e Kosovës nga Serbia, Janjiq: Vuçiq s’është i çmendur, s’mund të dalë kundër botës

Analisti serb Dusan Janjiq thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jetë i detyruar ta njohë pavarësinë e Kosovës, pasi nuk mund të dalë kundër të gjithëve.

“Ai është president, është politikan, do të luajë lojën e tij, por nuk është i çmendur. Nuk do të shkojë kundër botës, kundër NATO-s dhe BE-së. Këto janë mundësi për Serbinë”, ka thënë Janjiq kur është pyetur nëse njohja e Kosovës nga Serbia mund të ndodh përderisa Vuçiq është në pushtet.

Janjiç u shpreh se Serbia duhet të pranojë realitetin dhe realiteti është që Kosova është nën pushtetin e Prishtinës.

“Më e rëndësishmja është të harmonizosh qëndrimet e të dyja palëve, për një integrim evropian  dhe euroatlantik. Vuçiç është president, politikan, do luajë lojën e tij, por nuk është i çmendur. Ai nuk do të shkojë kundër botës, NATO-s dhe BE-së. Këto janë mundësitë për Serbinë”, u shpreh analisti serb për Euronews Albania.

Të ngajshme

Galata e nis mbarë, Lemina shënon ndaj Liverpoolit

Rrezarta Ramaj

Paga mesatare në Shqipëri arrin në 87 mijë lekë, rritet numri i punonjësve që paguhen mbi 120 mijë lekë në muaj

Rrezarta Ramaj

Pas daljes nga Big Brother, Alesio ‘godet’ me deklaratën: Brikena kishte pëlqim për mua

Rrezarta Ramaj