Telenews

Osmani uron Krishtlindjet: Festat e tilla janë në funksion të solidaritetit

Presidentja Vjosa Osmani sot ka uruar Krishtlindjet ortodokse, duke thënë se festat e tilla duhet të të jenë në funksion të solidaritetit mes njëri-tjetër.

“Të nderuar qytetarë të komunitetit ortodoks, dua t`ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë ju që e kremtoni Krishtlindjen ortodokse. Dashuria, paqja dhe harmonia mbushtë zemrat dhe shtëpitë tuaja. Festat sikurse Krishtlindja janë në funksion të dashurisë dhe solidaritetit  ndërmjet njerëzve”, ka shkruar Osmani.

Ajo tha se toleranca është vlerë tradicionale e shoqërisë sonë, “ndaj jo vetëm në këtë ditë duhet ta mbështesim njëri-tjetrit dhe në të njëjtën kohë të kemi më shumë shpresë, besim e kurajë. Lumturia, shëndeti e begatia qofshin gjithmonë me ju! Gëzuar Krishtlindjen Ortodokse!”.

Të ngajshme

Gjini: Kosova shkon në zgjedhje, fajtor është Kurti

Yllka Gashi

Gruda pas vendimit të Kushtetueses: Kemi vetëm 13 ditë për ta zgjedhur Presidentin dhe shmangur zgjedhjet

Yllka Gashi

Musliu-Shoshi: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen

Yllka Gashi