Telenews

Skandaloze: Kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur në Serbi e quan terrorist babain e Azem Kurtajt

Veljko Odaloviq, kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur në Serbi po pretendon se KFOR-i nuk po e kryen punën e vet në Kosovë.

Siç raporton Kosovo-Online, Odaloviq për “TV PRVA”, ka thënë se është absurd që KFOR-i të refuzojë vendosjen e forcave serbe në Kosovë.
“Ka nja dy muaj tension në Kosovë, në prag të një incidenti, KFOR-i për Krishtlindje dërgon mesazh se janë ata që do të jenë garantuesi i sigurisë dhe se në ditët kur u plagosën dy djem, dhe një i tretë u rrah.” – ka thënë ai.

Odaloviq madje jep një deklaratë skandaloze e duke e quajtur babain e Azem Kurtajt “terrorist”.

“Babai i tij ishte terrorist. Ai vdiq në bombardimin e burgut të Dubravës, i cili ishte shënjestër e NATO-s, jo e Serbisë. Ishte një nga krimet e tmerrshme” – tha ai.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj