Telenews

Agon Sadiku që e la Kosovën, sot debutoi te Finlanda

Agon Sadiku që luajti dy miqësore për Kosovën, gjatë muajit nëntor, sot është duke luajtur për tjetër kombëtare.

Sadiku ka vendosur që të largohet nga kombëtarja e Kosovës dhe të vazhdojë karrierën me Finlandën.

Ai sot është futur nga minuta e parë në një miqësore ndaj Suedisë, madje i është dhënë edhe fanella me numrin 10.

Sadiku ani se kishte luajtur për Dardanët, në një intervistë të fundit në Finlandë, është arsyetuar se do të luaj për kombëtaren finlandeze, pasi po i ofrohet sipas tij, më shumë mundësi.

Agon Sadiku largohet nga Dardanët, shkon te Finlanda – arsyetohet se Kosova  s'e donte - Klan Kosova
Agon Sadiku me fanellën e Kosovës

Ai theksoi se këtë pritshmëri nuk e ka pasur nga selektori i Kosovës, Alain Giresse, ndryshe nga trajneri finlandez Markku Kanerva, i cili e ka grumbulluar për këto dy miqësore, në një kamp në Portugali.

Të ngajshme

Certifikata e Covid-it, mjekja e Xhakës del kundër kapitenit: E kam vaksinuar vetë –

KushtrimGuraj

Mbappe nën presion, fushata për “Topin e Artë” mund t’i kushtojë –

KushtrimGuraj

Chelsea interesohet për talentin e Milanit –

KushtrimGuraj