Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot është takuar me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Ai ka thënë se e ka shtruar nevojën urgjente të arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë.
“Njëkohësisht, shtrova nevojën e integrimit të plotë të qytetarëve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës si dhe zbatimin e plotë të rendit dhe ligjit në çdo pjesë të vendit”.
“Falënderova përfaqësuesit amerikanë për ndihmën e vazhdueshme të ShBA-ve në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës dhe kërkova mbështetjen e tyre edhe në këtë fazë të ndjeshme pa të cilën vështirë se do të mund të arrijmë një marrëveshje përfundimtare të paqes”, ka shkruar Haradinaj.

