Telenews

Ky është dilleri që u kap me mbi 3 kg marihuanë në Gjakovë, e kishte fshehur në bagazh

Telenews.al pak më parë raportoi për një rast të posedimit të narkotikëve, me ç’rast ka rënë në pranga një person në fshatin Botushë të Gjakovës. Në veturën e të dyshuarit u gjetën mbi 3 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet brenda Prokurorisë se i dyshuari është Egzon Trezhnjeva, 36-vjeçar.

Trezhnjeva me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve’.

Por si u zbulua ai?

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari është kapur pasi vetura me të cilën po udhëtonte është ndalur për kontroll nga një njësi policore që po patrullonte në atë zonë.

Sinjali mëson se gjatë kontrollit të veturës, zyrtarët policorë kanë gjetur në bagazh një çantë brenda së cilës ndodhej marihuana e ndarë në dy qese të ndryshme.

Narkotikët janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, ndërsa Trezhnjeva është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Po ashtu është sekuestruar edhe vetura dhe telefoni personal i të dyshuarit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Yllka Gashi