Telenews

Haradinaj kërkon themelimin e Fondit Emergjent nga Qeveria

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të formohet Fondi Emergjent nga Qeveria.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Haradinaj ka thënë se qytetarët aktualisht kanë nevoj për ndihmën e shtetit.

“Kjo e shtron nevojën menjëhershme të krijimit të një Fondi Emergjent nga Qeveria. Qytetarët kanë nevojë për strehim, për ushqim, për ilaçe dhe veshmbathje. Ata kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Udhëheqjet komunale e kanë të pamundur të përballen me pasojat”.

Sipas Haradinaj, vërshimet në Kosovë, janë të përmasave të “një fatkeqësie natyrore në nivel kombëtar”.

“Informatat nga terreni flasin për një gjendje tejet të rëndë të mijëra familjeve, të cilat po përballen me mbijetesën”.

Kërkesë tjetër e tij ka qenë që ekzekutivi të bëjë diçka për jetën e qytetarëve.

“Shteti është i qytetarit e jo i udhëheqjes!”.

“Fitore e kësaj qeverie sot mund të jetë përballimi i kësaj fatkeqësie natyrore e jo përmbysja e Projektligjit për Trust-in”.

Akomodimi dhe furnizimi me ushqim janë dy kërkesat kryesore të qytetarëve të Mitrovicës dhe Skenderajt, pas vërshimeve si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Sipas kryetarëve të këtyre dy komunave, situata është drejt përmirësimit, ndërsa janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të evakuuar personat të cilët kanë pësuar dëme materiale.

E dëmtuar nga vërshimet ka mbetur edhe komuna e Istogut, Klina, Peja, Gjakova dhe Podujeva.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar rreth 20 pjesëtarë të FSK-së të cilët me kamion ushtarak dhe barkë lundruese, i’u kanë dalur në ndihmë banorëve të kësaj komune.

Situatë e ngjashme ka qenë edhe në fshatin Zupç të komunës së Zubin Potokut, ku rruga është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Aktualisht, situata më e rënduar është në pjesën perëndimore, veriperëndimore, dhe veriore të vendit, por duke pasur parasysh reshjet të cilat janë duke vazhduar aktualisht dhe ditët në vijim, mund të shkaktojnë probleme dhe vështirësi edhe në pjesët tjera të vendit, ka paralajmëruar Instituti Hidrometrologjik i Kosovës [IHMK].

IHMK-ja, po ashtu, shtoi se në ditët në vijim do të këtë situatë të vështirësuar hidrometrologjike.

Shirat e furishëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë.

Gjatë viteve të kaluara vazhdimisht është raportuar për dëme në shtëpi, biznese, kultura bujqësore dhe rrugë.

Të ngajshme

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Yllka Gashi