Telenews

Lazim Destani solidarizohet me familjet e dëmtuara nga përmbytjet në Kosovë

Përmbytjet e këtyre ditëve kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa pjesë të Kosovës ku më të prekuara janë Mitrovica dhe Skënderaj. Janë përmbytur sipërfaqe të gjera toke, janë dëmtuar shumë shtëpi banimi e biznese, janë asgjësuar shumë ferma në këto zona, ndërsa fatmirësisht nuk ka humbje jetësh njerëzore.

Për t’u ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara, Lazim Destani është shprehur i gatshëm të japë kontributin e tij si gjithmonë në raste fatkeqësishë natyrore.

Ndërmarrësi Lazim Destani, vlerësohet si shqiptarët më të pasur. Ai udhëheq kompaninë Ecolog, një brend që bashkëpunon me kompani tjera të fuqishme botërore për rindërtimin e zonave të luftës. Në përshkrimin e kompanisë Ecolog shkruhet se kompania ka profil të gjërë të ndërtimit, mirëmbajtjes dhe zhvillimit të vendeve të ndryshme nëpër gjithë botën.

Të ngajshme

Arrestohet një burrë nga Deçani për dhunë psikike ndaj gruas, i gjendet edhe një armë automatike

Rrezarta Ramaj

Rasti i Liridona Ademajt, Apeli shqyrton sot kërkesën e Naim Murselit për ndryshimin e dënimit

Rrezarta Ramaj

Një muaj paraburgim për Albert Sylajn

Rrezarta Ramaj