Telenews

Bashkohen Shakira dhe Pique

Këngëtarja kolumbiane, Shakira la mënjanë mosmarrëveshjet me ish-partnerin e saj, Gerard Piqué dhe u bashkuan… por për të festuar ditëlindjen e djalit të tyre të madh, Milanit.

Mediat spanjolle raportojnë se ata janë bashkuar për ditëlindjen e 10-të të djalit. Sipas mediave, Shakira organizoi një festë me miqtë e ngushtë dhe anëtarët e familjes në shtëpinë e saj.

Më 22 janar, Pique mbërriti në shtëpi, por hyri përmes shtëpisë së prindërve të tij, të cilët janë fqinjët e Shakirës dhe ndajnë zona të përbashkëta.

Shakira dhe futbollisti spanjoll ndanë rrugët në vitin 2022 pas 11 vitesh së bashku.

Pas ndarjes, artistja 45-vjeçare iu rikthye muzikës si vullkan dhe bëri bujë me këngët e saj më të fundit, “Te Felicito” dhe “Monotonía”.

Me mbi 15 milionë transmetime, “Shakira: Bzrp Music Sessions, Vol. 53” shpejt u ngrit si kënga më e mirë në tregjet spanjolle, duke përfshirë Argjentinën, Kolumbinë, Kilin dhe Meksikën, dhe ka arritur në top 10 në Zvicër (7), Luksemburg (5) dhe Maltë (6).

Të ngajshme

Dua Lipa emocionohet nga Festivali i Letërsisë në Londër, ndan momentet e veçanta me ndjekësit –

KushtrimGuraj

Gruaja e Bleros reagon pas rastit në Pejë: Sa shumë duhet të bërtasë një grua për t’u dëgjuar?

Rrezarta Ramaj

Çka po paralajmëron Lumbardh Salihu nga Kroacia?

Rrezarta Ramaj