Në pamje të parë nuk ngjanë në atë se për çka do duhej të shërbente.
Andaj këmbësorët kalojnë këtu pa asnjë telash.
E ndërtuar për raste emergjente, pista e helikopterëve në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk është përdorur asnjëherë për këtë arsye.
Këtë e vërteton edhe gjendja në të cilën është.
E dritat që kurrë s’ju ndezën tashmë janë të dëmtuara.
Meqë Kosova ende nuk ka helikopterë, kjo pistë po shfrytëzohet nga dikush tjetër.
Aterimi i fundit i helikopterëve të KFOR u pa në korrik të vitit të kaluar.
Por sa janë të informuar qytetarët për këtë pistë?
Dikush tjetër po e sheh edhe si shqetësim mungesën e helikopterëve në vend.
Por ndryshe nga ky, dikush po shpreson që së shpejti në këtë hapësirë të aterojnë helikopterët që shteti duhet t’i blejë.
Para një viti, ishte vet shefja e shtetit e cila kërkoi ndihmë nga aleatët për blerjen e helikopterëve.
Televizioni tentoi të marrë edhe një qëndrim nga drejtori i Emergjencës rreth rasteve kur është i nevojshëm përdorimi i helikopterëve por i njëjti pavarësisht tentimeve, nuk pranoi.