Telenews

Selmanaj bëhet i gjallë, pyet Kurtin: I kujt je ti?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhë e LDK’së, Driton Selmanaj gjatë seancës së sotme e ka pyetur kryeminsitrin Kurti ‘i kujt je ti”.

Selmanaj tha se ka filluar të dyshoj tek Kurti, pas deklaratave të këtij të fundit për Oliver Ivanoviqin.

“Unë vërtetë kam fillu me dyshu kur ti një vrasës e glorifikon, kujt po i shërben ti, i kujt je ti, për kë je ti këtu”, tha Selmanaj.

Ai kërkoi shpjegime nga Kurti se çfarë po ndodhë saktësisht në veri të vendit.

“Unë e lus kryeministrin të vijë në një seancë tjetër që të na rrëfehet se çfarë po ndodh edhe me targat, edhe me zgjedhjet atje edhe me mungesën e sovranitetit. Unë sa e pash kryeministri nuk është as i gatshëm emocionalisht, ndoshta i duhet qetësi edhe këtij”, ka thënë Selmanaj.

Të ngajshme

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Yllka Gashi